Lajme

Haxhiu dhe homologu britanik diskutojnë për marrëveshjen e ekstradimit dhe transferimit për personat e dënuar


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Alex Chalk.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me homologun e Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Alex Chalk, me të cilin ka biseduar për marrëveshjen e përbashkët mes dy vendeve.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Ministrja Haxhiu dhe Sekretari, Lord Alex Chalk folën edhe për lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet të dyja vendeve, të cilat kanë të bëjnë me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar por gjithashtu, edhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ajo tutje ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen për reformën në drejtësi me fokus të veçantë Vetingun, sundimin e ligjit dhe sigurinë.

Ndërsa, çështje e diskutimit ishte edhe Vettingu.

“Ministrja Haxhiu  foli  për proceset që është duke ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në kompletimin e reformës në drejtësi, luftimin e kontrabandës në burgje, adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore etj”.

Haxhiu dhe Chalk, u zotuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

Ministrja e Drejtësisë, këto takime po i zhvillon në kuadër të vizitës zyrtare të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore