Lajme

Hashimoto, presidentja e re e Lojërave Olimpike të Japonisë


Seiko Hashimoto, ish-ministrja e Lojërave Olimpike të Japonisë, është emëruar presidentja e ardhshme e komitetit organizues Tokyo 2020, pasi paraardhësi i saj u largua për shkak të komenteve seksiste.

Ish-ministrja e Olimpiadës ka përfaqësuar Japoninë në shtatë Lojërat Olimpike verore dhe dimërore si çikliste piste dhe patinatore.

Ish shefi, Yoshiro Mori dha dorëheqjen pasi bëri vërejtje poshtëruese për gratë.

Bordi i Komitetit Olimpik Japonez aktualisht ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë gra.

Mori kishte komentuar më herët që nëse numri i anëtarëve femra të bordit rritet, ata do të duhet të “sigurohen që koha e tyre e të folurit të kufizohet disi, ata do të kenë vështirësi të mbarojnë, gjë që është e bezdisshme”.

Ai më vonë kërkoi falje për “deklaratën e tij të papërshtatshme” dhe shtoi se përparësi e tyre ishte zhvillimi i Lojërave Olimpike në korrik.

Hashimoto tha të enjten se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga roli i saj si ministre Olimpike për të marrë postin e saj të ri si presidente e Lojërave të Tokios.

Lojërat Olimpike Verore do të fillojnë në 23 korrik, pasi janë shtyrë me një vit për shkak të pandemisë.

Yoshiro Mori, në një takim të Komitetit Olimpik japonez para ca javësh tha se gratë flasin shumë dhe drejtohen nga një ndjenjë e fortë rivaliteti.

Sidoqoftë, presioni mbi të që të hiqte dorë ishte në rritje të vazhdueshme.

Pak ditë më parë, Mori, doli në një deklaratë duke kërkuar falje por nuk pranonte të jepte dorëheqjen.

Një nga sponsorët më të mëdhenj të Olimpiadës, presidenti i kompanisë Toyota, Akio Toyoda, i bëri kritika komenteve të Mori-t. Duke thënë se ishte i zhgënjyer ndaj komenteve të tij në lidhje me barazinë gjinore.

Japonia vazhdimisht performon dobët në krahasimet e barazisë gjinore, duke u renditur në 121 nga 153 vendet në raportin global të hendekut gjinor 2020 të Forumit Ekonomik Botëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore