Muzikë

Harry Styles pranon ofertë marramendëse për koncert të Vitit të Ri


Këngëtarit, Harry Styles thuhet se i janë ofruar 1.3 milion dollarë në para për të kënduar në një koncert privat të Vitit të Ri në “Fontainebleau” në Miami Beach, Florida.

Ndërsa oferta ishte sigurisht joshëse, këngëtari 27-vjeçar, thuhet që akoma nuk e ka pranuar atë dhe po mendon për përgjigjen përfundimtare.

Harry Styles.

Një burim i tha “The Sun”, ka zbuluar se ylli i hitit “Watermelon Sugar”, fillimisht nuk e kishte besuar se ka pranuar një ofertë me një shumë të tillë parash për të kënduar disa këngë, vetëm një ditë pas titullit të ngjarjes së “Capital One’s Beach” në South Beach më 30 dhjetor.

Por, mes tjerash, i njëjti burim ka thënë se ylli i muzikës ka gjasë të mos performojë në koncertin privat, pasi që dëshiron të kalojë kohë me të dashurën e tij, Olivia Wilde.

Harry Styles dhe Olivia Wilde.

Dyshja, Styles dhe Wilde janë bashkë që nga viti 2011 dhe u fejuan në vitin 2013, ndërsa ndër planet e tyre është edhe martesa.

Madje, Harry luan një nga rolet kryesore në filmin e ardhshëm psikologjik të Olivia-s, “Don’t Worry Darling”, ku luajnë gjithashtu edhe Florence Pugh dhe Chris Pine.

Roli i tij fillimisht u plotësua nga Shia LaBeouf, i cili u largua nga produksioni për shkak të asaj që fillimisht u përshkrua si një konflikt planifikimi.

Variety më vonë kishte raportuar se ai ishte shkarkuar nga Olivia për shkak të “sjelljes së tij të keqe” në xhirimet e filmit të zhanrit triller.

“Don’t Worry Darling” do të shfaqet së shpejti nëpër kinematë amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore