Jetesë & Stil

Harry Styles: Kënga ime “Watermelon Sugar” ka të bëjë me “orgazmën femërore”


Këngëtari i famshëm, Harry Styles më në fund e ka pranuar se hiti i tij i vitit 2019, “Watermelon Sugar” ka të bëjë me “orgazmën femërore”.

Fotografi e shkrepur gjatë xhirimeve të video klipit – “Watermelon Sugar” të Harry Styles.

“Kjo këngë ka të bëjë me nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për ëmbëlsinë e jetës”, ka thënë Harry.

“Ka të bëjë edhe me orgazmën femërore, por kjo është krejtësisht e ndryshme. Nuk është me të vërtetë e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Tekstet e hitit fitues të “Grammy” përfshijnë, “Unë thjesht dua ta shijoj sepse është kaq e mrekullueshme dhe e ngrohtë”.

Ndërkohë, ai e pranoi këtë pas shumë vitesh, pasi që kohë me parë kur ish anëtari i grupit muzikor, One Direction, u pyet rreth kësaj domethënieje, ai e kishte refuzuar një të tillë.

Fotografi e shkrepur gjatë xhirimeve të video klipit – “Watermelon Sugar” të Harry Styles.

“A është kjo domethënia? Unë nuk e di”, pati thënë ai.

Muaj më vonë, Styles vazhdoi të shmangte diskutimin e kuptimit të nxehtë të këngës.

Fotografi e shkrepur gjatë xhirimeve të video klipit – “Watermelon Sugar” të Harry Styles.

“Është diçka për atë euforinë fillestare, mendoj, kur filloni të shihni dikë ose flini me dikë ose thjesht sikur jeni pranë dikujt dhe keni atë lloj entuziazmi për ta”,  tha ai gjatë performancës së tij “Tiny Desk Concert”.

Styles fillimisht bëri bujë me debutimin e videos muzikore të këngës, në të cilën artisti u pa duke kafshuar feta me lëng shalqiri, ndërsa burra dhe gra e rrethuan atë në plazh.

“Watermelon Sugar” ishte ndër hitet më të mëdha të vitit 2019 dhe kryesoi listat aso kohe, ndërkohë që aktualisht numëron afro 300 milionë shikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore