Lajme

Harry dhe Meghan përjashtohen edhe nga Met Gala


Pas ceremonisë së Oscar-it dhe koncertit të lamtumirës të Elton John-it, ata janë gjithnjë e më të shkëputur nga ngjarjet ndërkombëtare.

Ata duket se kanë vetëm kurorëzimin e mbretit Charles III më 6 maj nën titullin “ngjarje të mëdha”.

Sepse Meghan dhe Harry vazhdojnë të largohen nga ngjarjet kryesore të globit. Më e fundit sipas radhës së mbërritjes është Met Gala në New York, mbrëmja më magjepsëse që do të vihet në skenë më 1 maj, veçanërisht e pritur me padurim nga aktorja.

Madje Meghan dyshohet se e ka qortuar burrin e saj se pas botimit të kujtimeve të tij, çifti u përjashtua nga të gjitha ngjarjet kryesore të globit.

Gjithashtu për shkak të botimit të librit të Harry-t, i cili është bërë një rast botues global përgjegjës për një përçarje në dukje të pashërueshme me pjesën tjetër të familjes Windsor, do të kishin shumë pak shanse për të shkelur tapetin e kuq më të lakmuar.

Arsyeja pse Anna Wintour ka menduar të mos e ftojë çiftin do të lidhej me faktin se dukat e Sussex-it po humbasin mbështetjen jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumë kanë treguar se janë në anën e Charles dhe William dhe Kate Middleton, por edhe Amerika do t’u kishte kthyer shpinën si pas librit ashtu edhe pas dokumentarit të tyre në Netflix.

Met Gala është një nga eventet më prestigjioze në showbiz-in amerikan dhe marrja e një ftese nuk është e lehtë.

Kryeredaktorja e “Vogue” Wintour ka kryesuar listën e të ftuarve për ngjarjen ekskluzive që nga viti 1995, që do të thotë se ajo ka fjalën e fundit se kush shkon dhe kush qëndron në shtëpi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore