Lajme

Haradinaj: Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie, problemet janë alarmante


Foto: Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për fat të keq arsimi nuk është prioritet i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë në tryezën e dytë për Arsim, është organizuar nga kjo parti.

“Sallat mësimore, amfiteatrot e laboratorët janë fabrikat më të rëndësishme për një shtet. Me Arsimin nuk bëhet pazar sepse është përcaktues për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Fatkeqësisht Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie. Problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi i dëmshëm politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore dhe lufta e hapur ndaj sindikatave dhe mësimdhënësve, kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit”, ka vlerësuar ai.

Foto: Ramush Haradinaj

Në tryezën e dytë për Arsimin, kësaj radhe organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030, gjatë diskutimit me panelistët, profesionistë të fushave të ndryshme me kontribut të shquar në sektorin e Arsimit, njoftoi kreu i AAK-së, u ngrit shqetësimi “për degradimin e skajshëm që kjo qeveri i ka sjellur Arsimit”.

Sipas ish-kryeministrit, bashkëpunimi i partisë që ai udhëheqë me Forumin E30 dhe sindikatat e Arsimit, ka nisur të japë rezultatet e para, “që do të kulmojnë me një plan të përbashkët për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve dhe ndryshimin pozitiv të gjendjes arsimore në vend”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore