Sport

Hakim Ziyech-u pritet të largohet nga Chelsea në verë


Aventura e marokenit, Hakim Ziyech, te Chelsea mund të mbyllet më shpejt sesa ishte parashikuar. Lojtari nuk po arrin të shkëlqejë në Premier Ligë dhe largimi mund të ndodh në verën e ardhshme.

Pas vetëm një viti si pjesë e bluve të Londrës, marokeni mund të largohet në drejtim të Italisë, ku po ndiqet me interes nga Juventus-i dhe Milan-i.

Chelsea e transferoi zyrtarisht lojtarin në verën e 2020 nga Ajax-i për shifrën e 40 milionë eurove. Kontrata aktuale me blutë i skadon në verën e 2025.

Këtë sezon me Chelsea-n, Ziyech-u ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar dy gola dhe katër asiste. 11 prezenca kanë qenë në Premier Ligë, pesë në Ligën e Kampionëve dhe tre në Kupën FA. Por, marokeni nga 19 paraqitje, vetëm një e ka luajtur 90’ të plota.

Statistika shumë të ndryshme krahasuar me sezonin e fundit te Ajax-i. Me holandezët në sezonin e shkuar luajti në 35 takime, ku realizoi tetë gola dhe 21 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore