Lajme

Hakerat bjellorusë sulmojnë email-et e ushtarëve ukrainas


Zyrtarët ukrainas të sigurisë kibernetike thonë se hakerat nga Bjellorusia po sulmojnë adresat private të emailit të personelit ushtarak ukrainas dhe “individëve të lidhur me ta”.

Në një njoftim të postuar në Facebook, Ekipi i Ukrainës për Reagimin e Emergjencave Kompjuterike (CERT) tha se hakerët po tentojnë të vjedhin fjalëkalimet për të hyrë në llogaritë e emailit të ushtarëve ukrainas, me qëllim dërgimin e mesazheve keqdashëse.

CERT fajësoi një grup të koduar “UNC1151” për hakimin, duke identifikuar anëtarët e tij si oficerë të ushtrisë bjelloruse me bazë në Minsk.

Ukraina është goditur nga ndërhyrjet digjitale si në prag dhe gjatë pushtimit rus.

Bjellorusia ka ofruar territorin e saj si një pikë nisjeje për forcat ruse, duke lejuar forcat e Moskës të shtyjnë me shpejtësi drejt Kievit.

Studiuesit perëndimorë të sigurisë kibernetike kanë parë gjithnjë e më shumë shenja se Bjellorusia dhe Rusia mund të koordinojnë aktivitetet e tyre keqdashëse në hapësirën kibernetike.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore