Sport

Gvardiol përfundon në spital gjatë ndeshjes ndaj Freiburg, rrezikon Botërorin (VIDEO)


Josko Gvardiol/ Photo: IMAGO/Sven Sonntag

Mbrojtësi i Leipzig, Josko Gvardiol dëmtoi rëndë fytyrën në ndeshjen e javës së 14-të në Bundesliga përballë Freiburg-ut. Ndërkohë, të mërkuren ai u bë zyrtarisht pjesë e listës së kombëtares kroate për Kupën e Botës, por tashmë mbetet në ajër pjesëmarrja e tij në turne.

Pas përplasjes me shokun e skuadrës, Willi Orban në minutën e 17-të, Gvardiol u detyrua të largohej me lëndime në hundë ashtu edhe në sy.

Gvardiol nuk supozohej të niste ndeshjen titullar, por një dëmtim i gjurit gjatë nxehjes së Abdou Diallo, pa kroatin të futej në formacionin e parë.

Besohet se Gvardiol, të paktën, ka thyer hundën. 20-vjeçari u dërgua në spital në mes të ndeshjes për të trajtuar të gjitha plagët.

Trajneri i kroatit, Marco Rose deklaroi se “Kam dëgjuar se ai theu hundën. Syri është i fryrë. Ai duket si boksier pas raundit të dymbëdhjetë kundër një kundërshtari të ashpër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore