Lajme

Guinea – lirohen të burgosurit politikë nga drejtuesit e grushtit të shtetit


Drejtuesit e grushtit të shtetit në Guinea kanë liruar rreth 80 të burgosur politikë, të cilët ishin dëbuar nga ish-presidenti i vendit, Alpha Condé.

Ndërsa ecnin të lirë në rrugët e qytetit, ata u mirëpritën nga turma njerëzish, të cilët brohorisnin në kryeqytetin Conakry.

Rreth 400 persona ishin burgosur gjatë protestave të vitit 2020.

Ka indikacione se, udhëheqësit e organit rajonal të Afrikës Perëndimore Ecowas do të vendosin sanksione ndaj Guinesë kur të takohen.

Një njësi elite e ushtrisë, nën komandën e nënkolonel Mamady Doumbouya, mori pushtetin të dielën e parë të shtatorit.

Ata ndaluan një anëtar të partisë opozitare, UFDG, Conde, 83 vjeç, të cilin e akuzuan për korrupsion të shfrenuar, abuzime të të drejtave të njeriut dhe keqmenaxhim.

Vendndodhja e tij mbetet e paditur, edhe pse udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë thënë se ai ndodhet i sigurt.

Shumë nga ata që u liruan, ishin qytetarë, të cilët u arrestuan vitin e kaluar, gjatë protestave masive mbarëkombëtare kundër planit të Condes, për të qëndruar për një mandat të tretë.

I burgosuri më i njohur, ndër të liruarit, ishte Oumar Sylla. I njohur edhe si Foniké Mengué, ai u fut në grevë urie dhjetorin e kaluar.

“Ndihem i lirë, i lirë, i lirë, faleminderit!”, tha Ismawl Condé, anëtar i partisë opozitare.

Ai tha se periudha e tij në burg kishte qenë e vështirë, por tani shpresonte për një të ardhme më të mirë për vendin e tij.

“Është një ndjenjë që nuk mund ta shpjegosh, të privohesh nga liria për 12 muaj për gjëra të tilla të parëndësishme dhe të lirohesh në këto kushte, nuk mund ta shpjegoj”, tha ai.

Të martën, udhëheqësi kryesor i opozitës në Guinea shprehu mbështetjen për grushtin e shtetit, duke e përshkruar atë si mundësi për një fillim të ri.

Cellou Dalein Diallo tha se junta e ushtrisë ishte “historike” dhe u bëri thirrje që të nxisin pajtimin kombëtar.

Grushti i shtetit në Guinea është hera e katërt në Afrikën Perëndimore që dëshmon një përpjekje për të rrëzuar demokracinë në rajon, që nga gushti 2020.

Ka pasur dy pushtime ushtarake në Mali dhe një përpjekje të dështuar në Niger.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore