Lajme

Grupi i Parqeve Afrikane do të çlirojë nga ‘robëria’ 2 mijë rinocerontë në natyrë


Grupi i ruajtjes së Parqeve Afrikane ka në plan të lëshojë 2 mijë rinocerontë të bardhë të jugut në natyrë.

Kjo pasi ka blerë operacionin më të madh privat në botë për mbarështimin e rinocerontëve në robëri në Afrikën e Jugut.

Kafshët gjigante, gjitari i dytë më i madh në tokë, konsiderohen të jenë nën presion ekstrem për shkak të gjuetisë pa leje.

Mendohet se kanë mbetur 18 mijë rinocerontë të bardhë jugorë. Dhe klasifikohen si një nëngrup pothuajse i kërcënuar.

Ndërkohë, African Parks shpreson t’i “ringjall” kafshët gjatë 10 viteve të ardhshme.

Grupi siguroi fonde emergjente për të blerë fermën e rinocerontëve prej 7 mijë e 800 hektarësh, e njohur si Platinum Rhino, në provincën Veriperëndimore të Afrikës së Jugut, pasi pronari John Hume e nxori atë në shitje në prill.

Projekti i Parqeve Afrikane shënon një nga programet më të mëdha në mbarë kontinentin e ndërmarrë për çdo specie.

Shefi ekzekutiv Peter Fearnhead ka treguar se ata fillimisht nuk kishin ndërmend të zotëronin një operacion për mbarështimin e rinocerontëve në robëri.

Megjithatë ata “e njohin plotësisht imperativin moral për të gjetur një zgjidhje për këto kafshë, në mënyrë që ata të mund të luajnë edhe një herë rolin e tyre integral në ekosistemet plotësisht funksionale”.

Organizata ka bërë me dije se planifikon t’i lëshojë rinocerontët në zona të sigurta dhe të mirëmenaxhuara për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjshme.

Dhe se do të punojë me partnerët financues, qeveritë dhe grupet e tjera të ruajtjes për të siguruar që kjo të ndodhë.

Hume është njohur si konservator, megjithatë, ai është përballur gjithashtu me kritika për mbrojtjen e tregtisë së bririt të rinocerontit.

Ai ka argumentuar se tregtia ishte e nevojshme për të mbrojtur rinocerontët e tij nga gjuetia pa leje dhe për të mbledhur fonde për të mbajtur fermën.

Popullsia e rinocerontëve të bardhë jugor ra në një nivel më të ulët historik prej 30 deri në 40 kafshë në vitet 1930.

Megjithatë, përmes masave efektive të ruajtjes, numrat u rritën në më shumë se 20 mijë në vititn 2012.

Ka vetëm dy anëtarë të mbijetuar të nënspecieve të tjera, rinoceronti i bardhë verior – të dyja femra dhe të dyja në Kenia.

Mendohet se gjuetia pa leje e brirëve të rinocerontëve ka sjellë zhdukjen e tyre afër.

Shumica e rinocerontëve të bardhë jugorë gjenden në Afrikën e Jugut, Namibi, Zimbabve dhe Kenia.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore