Sport

Grezda bëhet me skuadër të re


Ish-futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda, është transferuar në kampionatin hungarez te skuadra e Zalaegerszeg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Hungaria, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar kontratë me futbollistin gjakovar deri në qershorin e ardhshëm.

Grezda iu bashkua Zalaegerszeg si lojtar i lirë, pasi që më 5 janar të këtij viti e shkëputi kontratën me klubin turk, Manisaspor.

 

Ndërkohë, Grezda kishte luajtur edhe më parë për Zalaegerszeg, ku ishte i huazuar për gjysmë sezoni nga skuadra e Osijek-ut.

Ndërkaq, përveç klubeve të lartcekura, Grezda ka luajtur edhe për klube të ndryshme si Rangers në Skoci, Lokomotiva Zagrebit dhe Sibenik në Kroaci, etj.

Grezda ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, ndërsa e ka shënuar një herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore