Lajme

Greqia do të ndihmojë në ndërtimin e Odesës


Greqia premton të ndihmojë në rindërtimin e Odesës pasi të mbarojë lufta ruso-ukrainase, deklaroi i ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Sipas tij, Greqia ka pasur dhe do të ketë marrëdhënie të ngushta me Odesën.

“Edhe pas tymit të bombave të sotme, është e qartë se Odessa ka një të ardhme të ndritur. E vetmja gjë që mund të them në këto kohë të vështira është se ne do të jemi pjesë e kësaj të ardhmeje, duke ju ndihmuar të rindërtoni qytetin dhe ta bëni atë më te bukur dhe më të mirë”, tha Dendias.

Ministri grek mbërriti në Odessa më 3 prill dhe tashmë është takuar me kryebashkiakun, Genadi Trukhanov.

Dendias tha gjithashtu se ai vizitoi ndërtesën e Filiki Eteria, ku një organizatë e fshehtë patriotike vepronte në shekullin e 19-të për të luftuar për pavarësinë e Greqisë.

Në orët e para të 4 prillit, pushtuesit bombarduan shumë pjesë të Odesës.

“Raketat nuk e kanë goditur objektivin, por ka dëmtime në ndërtesa jorezidenciale. Nuk ka viktima”, njoftoi komanda operative “Jug”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore