Lajme

Greqi-Turqi/ Kriza mesdhetare, takim mes ministrave


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Stamboll

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të mbërrijë në Ankara të enjten e 15 prillit, për një takim me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.

Ky takim synon të hapë rrugën për një samit të ardhshëm midis udhëheqësve të vendeve – presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Duke pranuar ftesën muajin e kaluar, Dendias tha se bisedimet do të kërkonin gjithashtu pika të përbashkëta për të zgjidhur “mosmarrëveshjen e vetme bilaterale” midis aleatëve të NATO-s.

Me fjalë të tjera, caktimi i zonës ekskluzive ekonomike dhe konflikti mbi ujërat e detit Egje.

Tensionet u ndezën gjatë verës së kaluar, ndërsa anijet kërkimore turke hulumtonin për rezervat e naftës dhe gazit në ujërat e pretenduara nga Greqia dhe aleati i saj, Qipro.

Mosmarrëveshja çoi në një ngecje ushtarake në det ndërsa marinat e të dy vendeve u përplasën me njëra-tjetrën.

Vendi i Bashkimit Evropian në bisedime

Marrëdhëniet e Ankarasë me Bashkimin Evropian gjithashtu u zbehën, kur Brukseli ngriti mundësinë e sanksioneve në përgjigje të “veprimeve provokuese” të Turqisë kundër anëtarëve të BE-së.

Që atëherë, Turqia ka qëndruar jashtë punës së saj të studimit të hidrokarbureve në ujërat e diskutueshme.

Janë zhvilluar dy raunde bisedimesh midis zyrtarëve, mbi mosmarrëveshjet detare në Stamboll dhe Athinë – negociatat e para të tilla që nga 2016-ta.

Erdogan dhe Cavusoglu kanë kërkuar të riparojnë urat me BE-në, duke pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, javën e kaluar.

Megjithëse vëmendja e vizitës u përqëndrua te momenti i lënies pa karrige për presidenten e KE-së.

Sidoqoftë, shenjat e armiqësisë midis fqinjëve mbeten nën sipërfaqe.

Marrëdhëniet Turqi-Greqi

Në një postim në Twitter, shefi i komunikimeve të Erdoganit, Fahrettin Altun, postoi një video duke akuzuar Greqinë për strehimin e “terroristëve” që kanë shënjestruar Turqinë, duke përfshirë separatistët kurd dhe anëtarët e një grupi të akuzuar për organizimin e një përpjekje grushti shteti në 2016.

Turqia ka akuzuar gjithashtu rojen bregdetare greke për vënien e jetës në rrezik duke detyruar migrantët që përpiqen të arrijnë ishujt grekë përsëri në ujërat turke.

Ndërkohë, Greqia ka pretenduar se Turqia po lehtëson kalime të tilla në shkelje të një marrëveshjeje për refugjatët të 2016-ës midis Ankarasë dhe BE-së.

Megjithëse vëzhguesit i shohin bisedimet midis Cavusoglu dhe Dendias si një zhvillim të rëndësishëm, ata thonë se ka pak shpresa për një përparim serioz diplomatik mbi çështjet që ndajnë vendet.

“Dallimet midis Turqisë dhe Greqisë janë të ndërlikuara dhe të pakthyeshme”, tha Eyup Ersoy, një anëtar i fakultetit në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare,  në Turqi.

Armiqësia midis të dy palëve daton prej shekujsh dhe është një temë qendrore në themelin e të dy shteteve – Greqia fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në shekullin e XIX-të ndërsa disfata e forcave greke në Anatolinë Perëndimore shënoi formimin e Turqisë moderne pas Luftës Botërore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore