Sport

Gravina: Përplasja midis UEFA dhe Juve-s nuk është e mirë për futbollin italian


Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina ka folur rreth situatës midis Juventus-it dhe UEFA, një situatë e tensionuar pas daljes në pah të projektit të Super Ligës Europiane.

Gravina shpreson që gjendja mes tyre të qetësohet, çka do ndikonte pozitivisht në futbollin italian.

“Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj, kjo luftë midis tre klubeve dhe UEFA nuk është e mirë për futbollin italian dhe Juve-n”, tha Gravina.

“Kjo dëmton botën e sportit, shpresoj se ka një zgjidhje për luftën midis organizatave ndërkombëtarë si UEFA dhe FIFA dhe klubeve”.

Presidenti foli dhe rreth vështirësive ekonomike, që kanë klubet që shpallën projektin e Super Ligës.

“Të mendosh se zgjidhja për këtë moment të vështirë në futboll është vetëm rritja e të ardhurave është një gabim i madh”, tha ai.

“Ne duhet t’i vendosim kostot nën kontroll, që në sezonin 2021/22 të mos kalojnë ato të sezonit 2020/21 dhe pastaj të hipotezojmë një ulje të kostos nga 10 në 20% në vit për 2022/23”, përfundoi Gravina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore