Sport

Granada shokon Barcelona-n në Camp Nou


Barcelona ka humbur ndeshjen e javës së 33 në La Liga përballë Granada-s në “Camp Nou”. Katalanasit nuk arritën të përfitonin për të marrë vendin e parë në La Liga.

Në një ndeshje që fliste totalisht për Barcelona-n, statistikat në fund të ndeshjes, mbeten thjesht statistika, pasi tri pikëshin e mori Granada.

Barcelona në pjesën e parë arriti të qarkullonte topin 79% në pjesën e parë dhe 84% në pjesën e dytë. Në total, 16 gjuajtje lëshoi Barcelona në drejtim të portës së Granada-s. Ndërsa, miqtë gjujtën pesë herë në portën e mbrojtur nga Marc-Andre ter Stegen.

Pjesa e parë nuk nisi shumë mire për vendasit, pasi trajneri Ronald Koeman-i u largua nga loja me karton të kuq pas protestave. Por, pas kartonin të kuq të Koeman-it, Lionel Messi shënoi golin e parë të takimit, në të 23 minutë, pas asistit nga Antoine Griezmann-in.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit. Pjesa e dytë, solli ndryshim të fytyrës për Granada-n. Miqtë shënuan dy gola, që përmbysën rezultatin. Fillimisht ndeshja u barazua nga Darwin Machis-i në të 63 minutë dhe Jorge Molina shënoi për 1-2 në të 79 minutë.

Me fitoren e arritur, Granada ngjitet në vendin e tetë me 45 pikë. Barcelona qëndron në vendin e tretë me 71 pikë. Pas 33 javësh, La Liga është në një garë të plotë midis katër ekipeve të para.

Kur kanë ngelur edhe pesë ndeshje, nga përfundimi i këtij sezoni, Atletico Madrid-i qëndron në krye të La Ligës me 73 pikë, ndiqet nga Real Madrid-i dhe Barcelona me nga 71 pikë dhe Sevilla renditet në vendin e katërt me 70 pikë.

Pesë ndeshjet e Atletico Madrid-it:

Elche – Atletico Madrid

Barcelona – Atletico Madrid

Atletico Madrid – Real Sociedad

Atlettico Madrid – Osasuna

Real Valladolid – Atletico Madrid

Pesë ndeshjet e Real Madrid-it:

Real Madrid – Osasuna

Real Madrid – Sevilla

Granada – Real Madrid

Athletic Bilbao – Real Madrid

Real Madrid – Villarreal

Pesë ndeshjet e Barcelona-s:

Valencia – Barcelona

Barcelona – Atletico Madrid

Levante – Barcelona

Barcelona – Celta Vigo

Eibar – Barcelona

Pesë ndeshjet e Sevilla-s:

Sevilla – Athletic Bilbao

Real Madrid – Sevilla

Sevilla- Valencia

Villarreal – Sevilla

Sevilla – Deportivo Alaves

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore