Sport

Grabitje në shtëpinë e Verratti-t, hajdutët marrin sende me vlerë dhe para në shifrën marramendëse


Shtëpia e pushimit e Marco Verratti-t në Ibiza është grabitur në orët e para të mëngjesit të të dielës.

Godina është në pronësi të legjendës braziliane Ronaldo.

Mesfushori italian është duke kaluar pushimet e verës në pronën e ish-sulmuesit. Verratti nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ka ndodhur grabitja.

Sipas mediave vendase, grabitësit kanë arritur të marrin para dhe bizhuteri në shifrën e 3 milionë eurove.

Zona ku gjendet shtëpia, në jug të Ibizës është mjaft e njohur dhe e frekuentuar nga persona të rëndësishëm.

Në atë vend ka pushuar edhe Princi i Anglisë, William.

Spanja ka qenë një nga destinacionet më të preferuara të yjeve të futbollit për të kaluar verën. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po pushojnë aty.

Megjithatë, një vend jo shumë i sigurt për sa u përket grabitjeve.

Pak ditë më parë, ylli i Leipzig-ut dhe Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo, u sulmua, teksa grabitësit i morën një orë të markës “Rolex” me vlerë rreth 30 mijë euro.

Ish-futbollistit të Skocisë, Willie Donachie, iu vodh një orë “Rolex” pasi u grabit gjatë pushimeve në Ibiza.

Legjenda 70-vjeçar i Manchester City-t u rrëzua në tokë nga dy burra të cilët i hoqën orën nga kyçi i dorës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore