Pajisje

Google Chrome së shpejti do të jetë në gjendje të konvertojë PDF-at në tekst


Google sjell funksionin OCR në Chrome për të lehtësuar jetën e personave me shikim të dëmtuar.

Google ka njoftuar se së shpejti do të integrojë teknologjinë e njohjes optike të karaktereve (OCR) në shfletuesin Chrome, duke e bërë të mundur konvertimin e fajllave PDF në tekst dhe “leximin e tyre me zë”. Kjo nuk është e gjitha, pasi ky mjet gjithashtu do të jetë në gjendje të përshkruajë fotot.

Funksioni i ri do të publikohet për përdoruesit në “muajt e ardhshëm” dhe Google planifikon të zgjerojë përdorimin e tij nëpërmjet Chrome.

Google Chrome së shpejti do të jetë në gjendje të konvertojë PDF-at në tekst dhe më pas t’i “lexojë ato me zë”

Administratorët do të kenë më shumë kontroll mbi atë që studentët dhe mësuesit mund të kenë qasje në pajisjet e tyre Chromebook dhe do të jenë në gjendje t’i ndalojnë studentët të kopjojnë nga uebfaqet e caktuara, të tilla si mjetet gjeneruese të AI që mund t’i ndihmojnë ata të mashtrojnë në teste.

Nga ana tjetër, përdoruesit do të mund të fikin mikrofonin dhe kamerën më lehtë pavarësisht se ku janë në OS.

Mjeti për konvertimin e PDF-së dhe leximin e tekstit është menduar kryesisht për përdorim në klasa ku ka studentë që kanë probleme me shikimin, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të lexojnë materiale të skanuara nga klasa ose artikuj të nevojshëm kërkimor. Gjithashtu do ta bëjë internetin më të qasshëm për publikun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore