Kosova

Goditet për vdekje një grua në rrugën Prishtinë-Pejë


Të shtunën një grua u godit për vdekje nga një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë.

Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa shoferi është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu sipas organeve të rendit, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, brenda 24-orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Në Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor”.

Një burrë tjetër në Fushë Kosovë është prangosur pas një mosmarrëveshje me gruan e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore