Sport

Gjyqtari turk mbyll takimin në momentin që ekipi ishte duke shënuar gol


Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Superligën e Turqisë, në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Giresunspor.

Fenerbahce mori një fitore të rëndësishme në këtë takim me rezultat 2:1, por ajo që ndodhi në fund të ndeshjes krijoi mjaft polemika.

Gjyqtari i UEFA-s, Cüneyt Çakir, mbylli takimin mes këtyre dy skuadrave edhe pse Giresunspor ishte në aksion për ta barazuar rezultatin.

https://twitter.com/canligoltv25/status/1441113330576355335?s=20

Në fakt, gjyqtari i katërt dha katër minuta shtesë dhe Çakir e respektoi saktësisht atë vendim, duke i ndalur lojën ekipit kundërshtar kur ishte në aksion të mirë për të shënuar golin e barazimit, madje e konkretizuan atë.

Sa i përket takimit, Fenerbahce ishte duke fituar 2:0, me mysafirët që humbën një penallti në pjesën e parë, por arritën të ngushtojnë shirat në 2:1 në minutën e 83-të.

Golat për vendasit i realizuan Kadioglu dhe Ozil, ndërsa për mysafirët shënoi Doukara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore