Lajme

Gjykata Holandeze: ‘El Chapo’ aziatik mund të ekstradohet në Australi


Gjykata Holandeze ra dakord të premten e 2 korrikut që të ekstradojë udhëheqësin e një organizate aziatike të drogës, Tse Chi Lop, në Australi.

Shtetasi kanadez i lindur në Kinë, i cili është mbiquajtur “El Chapo” duke e krahasuar me zotin meksikan të drogës Joaquin Guzman, u arrestua në janar në Aeroportin Schiphol të Amsterdam-it.

Kjo, me kërkesë të policisë Australiane ndërsa ishte në tranzit nga Tajvani në Kanada.

Qeveria Holandeze do të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin.

Mbrojtja tha se do të apelojë dhe Gjykata e Lartë Holandeze do të thotë fjalën e fundit mbi çështjen.

Chi Lop, i cili pretendohet se ka udhëhequr një sindikatë droge, dominuese në tregtinë e metamfetaminës së kristalit në Paqësorin Aziatik, thotë se ai nuk është një mbret i drogës.

Ai ka mohuar krimet dhe kundërshtoi arrestimin e tij. Chi Lop akuzoi autoritetet Australiane për procedurat e dëbimit të tij në mënyrë që ai të mund të ndalohej në Holandë, e cila ka një traktat më të favorshëm ekstradimi me Australinë.

Chi Lop nuk u paraqit në gjyq. Ai mbetet në një burg të sigurisë së lartë ndërsa apeli është në pritje.

“Gjykata vendosi sot që nëse ka një problem me këtë ekstradim, Australia do të merret me të”, tha avokati i Chi Lop, Andre Seebregts.

Ai deklaroi më tej se do t’i drejtohen gjykatës supreme në Holandë për ta çuar çështjen atje.

Jeremy Douglas, përfaqësuesi i Azisë Juglindore dhe Paqësorit për agjencinë e drogës në Kombet e Bashkuara (UNODC), tha për Reuters në 2019 se Tse Chi Lop është në ligën e mbretërve të drogës të Amerikës Latine si ‘El Chapo’ apo Pablo Escobar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore