Lajme

Gjykata e Lartë e Etiopisë liron me kusht gazetarin, ishte i burgosur për 4 muaj


Amir Aman Kiyaro

Gjykata e Lartë e Etiopisë ka mbështetur urdhrin për lirimin me kusht të gazetarit, Amir Aman Kiyaro, i cili është burgosur për katër muaj pa ndonjë aktakuzë.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të enjten ankesën e policisë kundër lirimit me kusht që ishte dhënë nga një gjykatë më e ulët në fillim të kësaj jave për Kiyaro.

Vendimi thoshte se Kiyaro duhet të lirohet me kusht, derisa prokurorët të përcaktojnë nëse do të ngrënë apo jo aktakuzë kundër tij.

Kiyaro, 30 vjeç, u arrestua më 28 nëntor në Addis Ababa nën fuqitë e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit lidhur me luftën.

Ai akuzohet se “u shërben qëllimeve” të asaj që qeveria e ka klasifikuar si një grup “terrorist” duke intervistuar zyrtarët e saj.

Një gazetar tjetër vendas, Thomas Engida, u arrestua në të njëjtën kohë dhe përballet me akuza të ngjashme. Gjykata e Lartë e Etiopisë vendosi gjithashtu që Engida duhet të lirohet me kusht.

Nëse gazetarët shpallen fajtorë për shkelje të ligjit të Etiopisë kundër terrorizmit ose ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, ata mund të përballen me dënime nga shtatë deri në 15 vjet prapa grilave, tha inspektori i policisë federale Tesfaye Olani për mediat shtetërore.

Pavarësisht dhënies së garancisë pas katër muajsh hetime dhe ndalimi policor, mbetet ende e pasigurt nëse prokurorët do të vazhdojnë të ngrenë akuza kundër Kiyaro.

Gjendja e jashtëzakonshme u hoq në shkurt pasi qeveria përmendi ndryshimin e kushteve në konfliktin vdekjeprurës midis forcave etiopiane dhe atyre të rajonit verior Tigray.

“Jemi të lehtësuar që gazetarit Amir Aman Kiyaro i është dhënë sërish lirimi me kusht”, tha Julie Pace, redaktore ekzekutive e AP. “Megjithatë, autoritetet etiopiane vazhdojnë hetimin e tyre kundër tij. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve etiopiane të heqin dorë nga hetimi i tyre i pabazë kundër Amirit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore