Lajme

Gjoshi për shpenzimet minimale të presidencës – “Vjosa Osmani është në gjumë dimëror”


zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi,

Faturat me shpenzime minimale të Presidencës së Kosovës të cilat u publikuan nga kabineti presidencial për të shprehur kontrastin, supozovisiht marramendës, mes presidentëve paraprakë dhe Vjosa Osmanit, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka konsideruar në fakt në dëm të shtetit të Kosovës.

“Unë po ua sjell në dijeni taksapaguesve, se ‘le të flejnë zbathur’ se zonja Osmani jo vetëm që ka ulur shpenzimet, por nëse vazhdon me këtë ‘gjumë dimëror’ do ta zënë shumë pranvera duke shpenzuar pak para të buxhetit për punë zyrtare, sepse nuk e ka kryer asnjë obligim kushtetues”, ka shkruash Gjoshi.

Gjoshi shkruan se “si mund të shpenzohen para pa dalë asnjëherë nga zyra”.

Sipas tij nuk ka shpenzime pa udhëtime zyrtare, dhe vizitat e Osmanit, thotë ai, janë inekzistente.

“Po ku na paska qenë Presidentja për vizitë zyrtare ,për të bërë shpenzime për bileta udhëtimi? Madje, as për darka e dreka nuk janë bërë shpenzime sepse askush nga qarqet vendimarrëse ndërkombëtare nuk ja ka çelur derën e shkelë pragun e zyrës”, shkroi ai.

“Në vend të shpenzimeve është dashur të prezantojë punët. Kush u tha puna e mbarë në një punë të hajrit për Kosovën”.

Anëtari i partisë opozitare të PDK-së, thotë se “kjo drejtuesi e ka izoluar Kosovën”.

“A e din Presidentja, se Kosova ka pozitën më të ulët në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të paditurisë dhe mosveprimit. Me izolimin që i keni bërë vendit vertetë nuk do të shpenzoni sa shpenzuan të githë presidentët tjerë, por edhe nuk do të bëni asnjë punë të mbarë për Kosovën”, vazhdoi ai.

“Në kohën kur Serbia po bën diplomaci agresive ndaj Kosoves, ju dhe qeveria po merrni me ja nxirë xhamat e makinës së “Komandant” Prindonit, por më shumë po ja nxini xhamat e përspektivës së Kosovës”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore