Shqipëria

Gjirokastёr, vdekja e lehonës në nëntor, pezullohen dy mjekët në Gjirokastër


Janё pezulluar nga puna dy mjekёt qё asistuan gjatё lindjes sё 20-vjeçares nё qytetin e Gjirokastrёs, e cila humbi jetёn disa orё pasi solli nё jetё fёmijёn.

Sipas burimeve pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё Gjirokastёr, ndaj mjekёve Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido u caktua masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,  dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Mjekёt obstetër-gjinekolog dhe anestezist-reanimator pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër u akuzuan për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor tё vitit 2020.

20-vjeçarja Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, e martuar në Zhulat humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Operacioni zgjati rreth 20 minuta dhe nё orёn 02:00 gruaja filloi tё shfaqte probleme me frymёmarrjen.

Gjendja e saj filloi tё rёndohej dhe pёr shkak tё mungesёs sё oksigjenit, e reja u vendos nё intubim.

Pak minuta mё pas u mёsua se e gruaja lehonё humbi jetёn.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore