Sport

Gjigandët e Premier Leauge kërkojnë transferimin e mesfushorit të Kroacisë


Lovro Majer ishte një nga mesfushorët më në formë në Kupën e Botës, Katar 2022, duke treguar paraqitje shumë të mira me kombëtaren e Kroacisë.

Por, jo vetëm me kombëtare, por edhe me ekipin e tij, Rennes, Majer po kalon në formë shumë të mirë.

Në këtë mënyrë, në garë për 25-vjeçarin janë futur dy gjigandët e Premier Leauge: Manchester United dhe Tottenham.

Mediat në Angli raportojnë që ekipet e lartcekura pritet në verën e ardhshme të dërgojnë ndonjë ofertë te skuadra franceze.

Rennes e kuptuan se pas Kupës së Botës, kërkesat për kroatit do të rriteshin dhe i paraprinë çdo skenari të një largimi të mesfushorit pa përfituar klubi, ndaj në 22 tetor, më pak se një muaj para nisjes së Botërorit, rinovuan deri në 2027-ën me Majer.

Kështu “Dajtë e Kuq” apo “Spurs”, cilido prej tyre që do tentojë afrimin e mesfushorit së pari duhet të paguajnë tarifën e kërkuar nga francezët, cila nuk do të jetë aq e ulët.

Kujtojmë që Majer iu bashkua Rennes-it në verën e vitit 2021 nga Dinamo Zagreb për shumën e 12 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore