Lajme

Gjendet uraniumi i munguar në Libi: “Rrëmbyer dhe më pas braktisur nga rebelët e Çadit”


Ushtria kombëtare libiane, komandant i përgjithshëm i së cilës është Khalifa Haftar, ka njoftuar se uraniumi i raportuar i zhdukur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është gjetur pranë vendit nga ku ishte zhdukur.

“Bateritë e uraniumit për të cilat IAEA kishte raportuar të zhdukura, u gjetën pesë kilometra larg depozitës së mëparshme”, njofton Komanda e Përgjithshme.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të komandës, “me gjasë që një nga fraksionet e Çadit priste që kjo depo, e vendosur në këtë zonë të shkretë, të kishte municione ose armë nga të cilat ata mund të përfitonin”.

Po ashtu ai ka zbuluar se i ka kërkuar IAEA-së “të mos njoftojë humbjen e sasisë së uraniumit” sepse ai u kthye menjëherë nën kontroll duke qenë se “kush e kapi nuk e dinte natyrën e tij, rrezikshmërinë dhe e la pasi e kuptoi që nuk ishte r dobishme” për qëllimet e tij.

Më herët, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme ka shprehur keqardhjen për dështimin e IAEA-s për të përmbushur nevojat e rojeve që mbajnë distancën për t’u siguruar që nuk janë në rrezik kur ruajnë këto materiale të rrezikshme radioaktive.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Komandës kujton se “ishte rënë dakord të caktoheshin roje” për mbikëqyrjen e vendit dhe IAEA ishte “angazhuar për të siguruar nevojat e tyre”.

Nevoja këto, të cilat përfshijnë veshje të posaçme, maska ​​​​dhe mjete të tjera të nevojshme për të parandaluar sëmundjet e shkaktuara nga këto materiale të tilla si paraliza, steriliteti dhe më shumë.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së: 2,5 ton uranium mungojnë në Libi

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore