Lajme

Gjendet pa shenja jete një fëmijë i moshës 4 vjeçare në Obiliq


Këtë të premte një fëmijë i moshës 4 vjeçare, nga komuna e Obiliqit, është gjetur pa shenja jete.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, nga kjo shoqatë kanë thënë se pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmije 4 vjeçar në Raskov të Komunës së Obiliqit, “pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde”.

“Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshataret u bë e mundur gjetja e 4 vjeçarit, por fatkeqësisht pa shenja të jetës”, kanë shkruar.

“Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, përfunduan ata.

Detaje të tjera të këtij rasti ende nuk dihen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore