Shqipëria

Gjendet një shtetase e pajetë në Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det


Këtë mëngjes të 4 janarit në qytetin e Vlorës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Referuar të dhënave të policisë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin e ngjarjes.

Bëhet me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore