Shqipëria

Gjana fton anëtarësinë e PD-së të votojë “legjitimisht” për kryedemokratin e ri


Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i ka bërë thirrje anëtarësisë së kësaj force politike që të votojnë të shtunën për zgjedhjen e kryedemokratit të ri.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi demokrat, duke cituar deklaratën e tij për mediat.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është t’i bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me teserën e PD-së nuk kanë punuar për partitë e tjera politike”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas Gjanës, grupimi i ashtuquajtur i “Rithemelimit” nuk mund të bëhet pjesë, por gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit.

“Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtës s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, ravijëzoi Gjana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore