Sport

Giroud zgjidhet futbollisti më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve


Olivier Giroud është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi 36-vjeçar ishte fantastik në ndeshjen që ekipi i tij, Milan-i, e fitoi me rezultat 4:0 ndaj Salzburg-ut, sukses ky që iu garantoi kuqezinjve kualifikimin tutje.

Giroud shënoi dy gola dhe dhuroi po aq asistime në këtë ndeshje, duke qenë njeriu kryesor i mbrëmjes.

Kujtojmë që ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe Arsenal-it po kalon në formë shumë të mirë këtë vit.

Në 17 ndeshje në Serie A dhe në Champions, Giroud ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore