Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka kërkuar që përgjegjësi për organizimin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, Millan Radojiçiç, duhet t’i dorëzohet Kosovës, derisa ka shtuar se lirimi i Radojiçiçit në Serbi vetëm një ditë pas arrestimit, dëshmon që ky proces është absurd.
“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiçit një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radojiçiç duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare të mërkurën në mbrëmje.
Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar të mërkurën se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – dhe kryekrimeli serb në arrati, një ditë pas marrjes në pyetje. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar më herët të martën se Radojiçiçi dyshohet se ka blerë “armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi shkatërruese” nga Tuzlla – qyteti i tretë më i madh në Bosnje-Hercegovinë – nga janari i vitit 2023 deri në ditën e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE