Sport

Gazetari i Sky Sport flet për shkarkimin e Conte-s: Nuk e kisha parë ndonjëherë kaq të lumtur kur humbi me Milan-in


Legjenda e Italisë dhe eksperti i “Sky Sport Italia”, Beppe Bergomi, përshkruan momentin kur e dinte se kishte përfunduar gjithçka mes Antonio Conte-s dhe Tottenham-it.

Mbrëmjen e sotme u njoftua se Conte dhe Tottenham Hotspur kanë ndërprerë kontratën e tyre me pëlqim të ndërsjellë, një marrëveshje që ishte caktuar deri më 30 qershor.

Ndihmës menaxheri i tij, Cristian Stellini, merr detyrën e trajnerit deri në fund të sezonit, pasi ka qenë tashmë në vendin e trajnerit gjatë pushimit të fundit për shkak të operacionit për heqjen e fshikëzës së tëmthit.

Edhe pse koha ishte befasuese, eksperti i Sky Sport Italia dhe fituesi i Kupës së Botës 1982, Bergomi, nuk u trondit plotësisht nga zhvillimet.

“Nuk e kisha parë kurrë kaq të lumtur pas një disfate”, tha Bergomi këtë mbrëmje, duke iu referuar humbjes 1:0 në Ligën e Kampionëve ndaj Milan-it në “San Siro”.

Spurs përfundimisht u rrëzuan nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/8-ve të finales pas një rezultati 0:0 në ndeshjen e dytë në Londër.

“Ai ishte duke buzëqeshur, duke përkëdhelur njerëzit në shpinë, duke u përshëndetur të gjithëve, me të vërtetë i qetë. Kjo ishte ndryshe nga ajo që bënte vazhdimisht”, tha Bergomi.

Conte nuk e ka fshehur faktin se i mungon Italia dhe dëshiron të jetë më afër shtëpisë, veçanërisht pasi ka humbur disa miq nga një sëmundje e rëndë muajt e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore