Shqipëria

Gati për Shqipërinë, Rama: Aplikimet, besim ndaj meje


“Jam këtu në shenjë respekti, me ju që, duke shprehur këtë interesim, më shprehni dhe mua një besim”.

Kështu e ka cilësuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, numrin e lartë të aplikimeve, në sesionin e radhës të dëgjimeve për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Sipas Ramës, ky është një interesim shumë më i lartë nga çfarë pritej. Për këtë fakt, ai e thekson si shprehje besimi ndaj tij.

Ndër të tjera, kryeministri tha se “nuk ka për të zhgënjyer asnjë nga kandidatët”.

Në shifra, çdo ditë, janë rreth 20-25 takime sipas kryeministrit. Ky me të, është vetëm kontakti i parë me aplikantët. Më pas, fillon skedulimi i takimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore