Sport

Garvina: Në Serinë A vetëm ata që luajnë në kupat e UEFA-së


Presidenti i Federates Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka deklaruar se pjesë e Serisë A do të jenë vetëm ato klube që janë pjesë e kompeticioneve të UEFA-së. Në këtë mënyrë ai ka shprehur mbështetjen e FIGC ndaj UEFA-së dhe nuk e ka pranuar Superligën Europiane.

Superliga Europiane tashmë ka humbur pjesën më të madhe të ekipeve përbërëse. Atletico Madrid-i dhe Inter-i janë dy ekipet e fundit të larguara, pas atyre gjashtë angelze (Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal).

Pozicionimi i FIGC-së është i qartë në krahun e UEFA-së, ashtu si edhe 55 federatat e tjera anëtare të saj, raporton Gazzetta dello Sport.

Garvina është shprehur se në kampionatin kryesor të futbollit në Itali, në Serinë A, do të luajnë vetëm klubet të cilat janë edhe pjesë e garave që organizohen nga UEFA.

Vetë presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, një nga iniciatorët e projektit të Superligës, foli për Reuters, duke thënë se projekti mund të shtyhet për disa kohë dhe ekipet e larguara mund të përfshihen përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore