Sport

Galatasaray synon blerjen e kartonit të Rashicës


Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, iu bashkua gjigandit turk, Galatasaray, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Formula e transferimit të futbollistit kosovar, është huazim i thjeshtë një-vjeçar nga skuadra e Norwich City-t që zotërojnë kartonin e tij.

Rashica deri më tani ka luajtur në gjashtë ndeshje me Galatasaray-n, ku ka gjetur dy gola në Kupën e Turqisë dhe një asistim në Superligë.

Mediat turke kanë raportuar se trajneri i skuadrës nga Stambolli, Okan Buruk, ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitjet e futbollistit dardan.

Gjithnjë sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, drejtuesit e Galata-s do të takohen me ata të Norwich-it për të diskutuar të ardhmen e Rashicës.

Gjiganti turk është i gatshëm ta blej përfundimisht kartonin e 26-vjeçarit dhe në takim me drejtuesit e klubit anglez do të diskutohet për çmimin e kosovarit.

Kujtojmë që skuadra angleze shpenzoi 11 milionë euro për ta blerë Rashicën nga Werder Bremen, derisa vlera e tij në treg tani llogaritet 7 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore