Sport

Futbollisti i PSG-së bëhet hero në vendlindjen e tij pas refuzimit që të mbante ngjyrat e LGBTI +


Futbollisti i Paris Saint Germain, Idrissa Gueye, u prit si një hero në vendlindjen e tij në Senegal, pasi kishte refuzuar që të mbante veshur ngjyrat e komunitetit LGBTI.

Kur ishte dita botërore kundër Homofobisë (17 maj) në xhiron e 37-të në ligën franceze të futbollit, të gjithë lojtarët duhej të mbanin veshur fanellat me flamurin e LGBTI-së në numrat e tyre, por Gueye në një farë mënyrë e refuzoi atë.

Ai nuk u paraqit fare në atë ndeshje, derisa trajneri i tij, Mauricio Pochettino, shpjegoi se mungesa e senegalezit ishte për arsye personale.

Kjo gjë ngjalli reagime në Francë, ku të gjithë mediat shkruanin se Gueye nuk u paraqit në atë ndeshje, pasi nuk deshi ta mbante fanellën me atë flamur.

Megjithëse në Francë u kritikua, e njëjta gjë nuk ndodhi në vendlindjen e tij në Senegal. Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.

“Guye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, por edhe të gjithë afrikanëve. Ai u konsiderua si një hero në Senegal”, tha Bacary Cisse deRMC Sport

“Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore