Sport

Futbollisti i Bayern-it refuzon Real Madrid-in


Futbollisti i Bayern Munich-ut, Leroy Sane, është një nga objektivat kryesorë të Real Madrid-it, por sulmuesi gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga bavarezët, klub me të cilin ka edhe tre vite kontratë.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane “Bild”, 26-vjeçari ka refuzuar kalimin në Real Madrid, duke iu bërë të qartë agjentëve që dëshiron qëndrimin në Gjermani.

Sane nuk ia ka dalë të shfaqë gjithë potencialin e tij në këto dy vite me Bayern-in shkaku i disa dëmtimeve, por ai beson se sezoni i ri do të jetë ndryshe për të.

Për sulmuesin e majtë ka interesim edhe nga Arsenali, klub që po shfaqet shumë aktiv në këtë afat kalimtar veror, por Sane nuk ka ndërmend të ndjekë rrugën e Lewandowskit.

Ai ndihet për mrekulli tek ekipi i Julian Nagelsmann, shkruan mediumi i lartcekur.

Kujtojmë që Bayern-i shpenzoi shumën e 60 milionë eurove në verën e vitit 2020 për ta trasnferuar Sane-n nga Manchester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore