Lajme

Fotot satelitore zbulojnë një aeroplan ushtarak që nuk është parë kurrë më parë


Një aeroplan i madh i zhvilluar nga ushtria kineze është parë për herë të parë në një bazë të largët në shkretëtirën e Kinës veriperëndimore.

Të paktën kështu tregojnë imazhet e reja ekskluzive satelitore të marra nga agjencia e lajmeve “CNN”.

Referuar ekspertëve, imazhet – të marra tre muaj përpara se një balonë spiune kineze të rrëzohej në brigjet e Karolinës së Jugut – mund të sinjalizojnë përparim të rëndësishëm në programin e anijeve ajrore kineze.

Këtë, duke treguar një aeroplan më të gjithanshëm dhe më të manovrueshëm.

Imazhet, të marra në nëntor 2022 nga kompania amerikane e imazheve satelitore BlackSky, tregojnë një aeroplan afërsisht 30 metra të gjatë në qendër të një pistë ajrore të gjatë gati një kilometër në një kompleks ushtarak në shkretëtirë.

“CNN’ ia dorëzoi imazhet disa ekspertëve të hapësirës ajrore, të cilët konfirmuan se bëhet fjalë për një aeroplan dhe një pistë ajrore, të kufizuar nga një pikë rrotullimi që përdoret për lëshimin e aeroplanëve, si dhe nga një hangar i madh prej gati 274 metrash.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Hapësirës Ajrore në Oklahoma, Jamey Jacobs, ka thënë se një aeroplan si ky mund të përdoret si një “nëndetëse e qiellit” dhe se duket se ka aftësi shtytëse dhe naviguese që do ta lejojnë atë të fluturojë mbi një zonë për një periudhë të gjatë.

Disa zyrtarë të inteligjencës amerikane pranuan se dinin për bazën kineze, por nuk pranuan të flisnin për të apo për anijen ajrore.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë se çfarë kërcënimesh përbënte avioni për arsenalin e Kinës, por ka thënë se për shkak se është i dukshëm, Pentagoni është i vetëdijshëm për këtë.

“Mund të pritet që për shkak se është i disponueshëm përmes imazheve satelitore, ne po ndjekim objektin”, ka thënë ai.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore