Sport

Formula 1 në zi, vdes ish-drejtori teknik i Ferrarit


Bota e Formula 1 dhe në veçanti Ferrari janë në zi, pasi ka vdekur ish-drejtori teknik i Ferrarit, Mauro Forghieri.

Në moshën 87 vjeçare, Forghieri ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës.

Forghieri ishte drejtor teknik i Ferrarit nga viti 1962 deri në 1984, ku gjatë kësaj kohe fituan shtatë tituj kampion në Formula 1.

Mauro Forghieri ishte gjithashtu një inxhinier italian, projektues i makinave të Formula 1, drejtor teknik i Scuderia Ferrari nga 1962 deri në 1971 dhe nga 1973 deri në 1984.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore