Lajme

Forcat tona goditën pa dashje njerëz të pafajshëm, thotë Netanyahu për punonjësit e vrarë të WCK-së


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar se ushtria izraelite ka vrarë “pa dashje” shtatë punonjësit e ndihmës së OJQ-së amerikane World Central Kitchen (WCK) që vdiqën në një bastisje në Rripin e Gazës.

“Për fat të keq, ditët e fundit ka pasur një rast tragjik në të cilin forcat tona goditën pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”, ka thënë Netanyahu.

Ai po ashtu përsëriti se ngjarja do të hetohet në thellësi dhe u justifikua duke thënë se gjëra të tilla “ndodhin në luftë”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë më”, ka siguruar ai.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se një ent i pavarur ushtarak, Mekanizmi i Gjetjes së Fakteve dhe Vlerësimit, do të hetojë sulmin, i cili që nga sot bëri që OJQ-ja Wck të pezullonte operacionet e saj në rajon.

Disa punëtorë të World Central Kitchen të vrarë në sulmin e IDF në Gaza

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore