Lajme

‘Forcat ruse po shënjestrojnë korridoret e evakuimit’


Forcat ruse po “shënjestrojnë 100 për qind civilët” përgjatë korridoreve të evakuimit në Ukrainë.

Kështu ka bërë me dije Oleksandr Markushyn, kryetar i bashkisë në Irpin, një periferi që shtrihet në veriperëndim të Kievit. Ajo u godit nga një sulm ushtarak rus të dielën.

“Këta nuk janë ushtri, janë kafshë”, ka thënë kryebashkiaku.

“Ata po vrasin civilë. Po bombardojnë qytetin tonë, ndërtesat tona të banimit dhe ambulancat. Ata qëllojnë në drejtim të ambulancave. Kjo është thjesht monstruozitet”, ka vijuar ai.

Të dielën, predhat e lëshuara atje vranë një familje me dy fëmijë dhe disa civilë të tjerë që përpiqeshin të largoheshin nga pushtimi rus.

“Një grup njerëzish po udhëhiqeshin për t’u evakuuar dhe brenda 50 metrave, pashë një predhë që shpërtheu dhe vrau dy fëmijë, i ndau në dysh para syve të mi, edhe prindërit e tyre”, ka treguar kryebashkiaku.

Në ditën e parë të përpjekjes për evakuimin e Irpin, forcat ruse bombarduan trenin dhe në ditën e dytë shpërthyen hekurudhën, duke plagosur tre persona, sipas Markushyn.

Ai ka pohuar se forcat ruse “po përpiqen të frikësojnë” njerëzit në Irpin-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore