Lajme

Forcat ruse depërtuan në Azovstal, sipas mediave ukrainase


Ekziston mundësia që ushtria ruse të ketë depërtuar në uzinën Azovstal në Mariupol, ku ndodhen ushtarakët dhe civilët ukrainas.

Lajmin e bëri të ditur “E Vërteta Ukrainase”.

“Të mërkurën, rusët hynë në uzinë, e cila u bombardua dhe granatua. Luftimet e ashpra po zhvillohen në Azovstal. Nuk ka asnjë lidhje me luftëtarët ukrainas”, shkruan media vendase.

Një ditë më parë, trupat ruse nisën një sulm në fabrikën metalurgjike Azovstal në Mariupol, tha gazetari Andrei Tsaplienko.

Civilët dhe mbrojtësit ukrainas vazhdojnë të jenë ende në territorin e saj.

Kryetari i bashkisë së Mariupol-it Vadim Boychenko tha se më shumë se 100 mijë njerëz mbeten në qytetin e pushtuar.

Sipas të dhënave paraprake, kishte rreth një mijë civilë të Mariupol-it, duke përfshirë rreth 60 fëmijë, në strehimoret e bombave të uzinës Azovstal.

Gjithashtu ka disa qindra ushtarë ukrainas të plagosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore