Shqipëria

Fondet për zgjedhjet e 14 majit/ Tritan Shehu: Paratë po ia jepni patericave të Ramës


Deputeti Tritan Shehu, në seancën plenare të kësaj të enjteje të 13 prillit, ka folur për fondin që pritet të miratohet për partitë politike për zgjedhjet vendore.

Shehu, gjatë fjalës së tij, ka thënë se kjo që po bëhet është vjedhje. Dhe se po përfitohen para nga disa paterica që, sipas tij, i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

“Keni një projektvendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica”, ka thënë ai.

Po ashtu ka shtuar se është “një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore