Jetesë & Stil

Flet për herë të parë pas skandalit mediatik, babai i Britney Spears


Pas skandalit të publikuar nga Britney Spears, babai i saj ka mohuar akuzat që këngëtarja ka bërë të atit.

Ai pretendon se nuk ka qenë i përfshirë në kujdestarinë e të bijës dy vitet e fundit.

Jamie ka cilësuar si fajtore për gjithçka pasardhësen e tij, Jodi Montgomery, e cila është avokate e Britney-t, duke deklaruar se i është ndaluar që të komunikojë me të bijën për një periudhë të gjatë kohore.

Ai pretendon se avokatja e artistes është përfshirë në kufizimin e të drejtës së saj për të marrë vendimet mjekësore, sepse përgjegjësitë i kanë kaluar asaj.

Gjithashtu një tjetër dokument ligjor i paraqitur në emër të Jamie Spears thotë se ai dëshiron që të fillojë një hetim për pretendimet e vajzës së tij në lidhje me kujdestarinë.

Britney Spears tronditi me rrëfimin para gjykatës për kujdestarinë e babait të saj. Ajo tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati.

Këngëtarja deklaroi se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte, teksa zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Ajo zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Rikujtojmë se, së fundmigjykata ka mohuar kërkesën e Britney-t për të hequr kujdestarinë e të atit.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angeles-it, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Ndërkohë kanë qenë të shumtë ata që kanë mbështetur këngëtaren gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke filluar që nga ish-i dashuri i saj Justin Timberlake, mikesha e saj, këngëtarja Christina Aguilera, si dhe i dashuri i saj aktual, 27-vjeçari Sam Asghari.

Vetë motra e Britney Spears ka reaguar në një seri videosh në “Instastory”, ku shfaqet e pikëlluar dhe ka treguar se e ka suportuar gjithmonë motrën e saj, edhe pse jo publikisht.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore