Sport

Fiorentina përmbys Roma-n në tre minuta


Fiorentina ka arritur të surprizojë Roma-n e Jose Mourinho-s duke i përmbysur rezultatin nga 0-1 ne 2-1 në vetëm tre minuta, në momentet e fundit të takimit.

Dy skuadrat u përballën për javën e 27 të Serie A në “Artemio Franchi”. Kryeqytetasit shënuan të parët me anë të Stephan El Shaarawy në minutën e 10.

Përgjigjja e Fiorentina-s do të ishte e vonë, por efikase për të marrë tri pikët.

Në minutën e 85, Luka Jovic solli barazimin e rezultatit. Ndërsa në minutën e 88, Jonathan Ikone shënoi golin e fitores për violat.

Me rezultatin e arritur, Roma e humbet përfundimisht shansin për të arriur në Champions League sezonin e ardhshëm nëpërmjet kualifikimit nga kampionati. Megjithatë, ata kanë një shans të dytë. Nëse triumfojnë në finalen e Europa League ndaj Sevilla-s, verdhekuqtë shkojnë direkt në Champions.

Në krahun tjetër, Fiorentina nga renditja e kampionatit është jashtë kupave të evropës, zyrtarisht. Por edhe për ta do të ketë një tjetër shans. Nëse fitojnë finalen e Conference League përballë West Ham, ata kualifikohen në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore