Film

Filmi “Titane” triumfon në “Cannes 2021”


Julia Docournau, regjisore e filmit "Titane"

Festivali i Filmit në Cannes ka përmbyllur zyrtarisht ceremoninë e tij të 74-të të ndarjes së çmimeve, teksa fitues i çmimit kryesor të këtij evenimenti, “Palma e Artë”, u shpall filmi “Titane”.

Filmi “Titane”.

“Titane” është një film i regjisores, Julia Docournau të cilin “Neon” do ta publikojë gjatë këtij viti, ndërsa kjo fitore e bën Julian, regjisoren e dytë grua në historinë e festivalit, e cila ka fituar çmimin kryesor të “Cannes”.

Para saj, gruaja e cila e kishte rrëmbyer “Palmën e Artë”, ishte Jane Campion me filmin “The Piano”, në vitin 1993.

Edhe gjatë këtij edicioni juria ishte profesioniste, ndërsa në krye të saj ka qëndruar regjisori i famshëm amerikan, Spike Lee.

Pjesa tjetër e jurisë përfshinte po ashtu emra nga më të suksesshmit të tillë si; Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktori Song Kang-ho.

Vitin e kaluar, festivali prestigjioz i filmit në “Cannes” nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Coronavirus, ndërsa i fundit që e kishte fituar “Palmën e Artë” të vitit 2019, ishte filmi “Parasite” i Bong Joon Hon.

“Parasite” filmi fitues i “Cannes 2019”.

“Parasite” arriti po ashtu të nominohej edhe për çmimet në festivalin e famshëm të “Oscars”.

Siç është traditë, fituesit e mëdhenj të festivalit do të shfaqin filmat e tyre edhe një herë për ata që janë ende në Francë të dielën.

Filmi “Pa vend”, i nominuar për “Cannes 2021”.

Pjesë e edicionit të sivjetmë të “Cannes” ishin edhe dy filma nga Kosova, njëri nga ta i nominuar për çmimin kryesor të festivalit, bëhet fjalë për filmin “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda si dhe filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajramit, i cili u dha si premierë.

Filmi “Luaneshat e Kodrës”.

Edhe gjatë këtij viti të nominuar ishin filma të dalë nga emrat më me nam në fushën e kinematografisë botërore si; Leos Carax, Wes Anderson, Julia Ducournau, Paul Verhoeven, Asghar Farhadi, Sean Baker dhe shumë të tjerë.

Albin Kurti me familjen e tij në tapetin e kuq të “Cannes 2021”.

Në premierë të filmit në “Cannes”, pjesë ka marr edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ndërsa atje lideri i LVV-së, ishte për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova, edhe pse filmi “Luaneshat e Kodrës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Francës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore