Jetesë & Stil

Fifi “vuan” më këngën “Dy shokë” të Nora Istrefit


Fifi - Artiste

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi, për publikun e njohur me emrin skenik si – Fifi, ka qenë dhe vazhdon të mbetet temë diskutimi sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi, Fifi, ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagram-it, në sfond të së cilës dëgjohet një nga hitet e vjetra të këngëtares, Nora Istrefi.

Bëhet fjalë për këngën “Dy shokë”, të lansuar në vitin 2010 nga Nora, e për të cilën Fifi u shpreh, se po e gjen veten shumë në tekstin e kësaj kënge.

“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”, ka mbishkruar Fifi në videon e postuar.

Ndërsa, refreni i këngës përfshin vargjet si – “Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: “Të jemi shokë e jo më shumë”, të cilat Fifi i këndonte me plot emocion.

Nuk ka vonuar shumë, dhe videon e Fifit duke kënduar këngën “Dy shokë”, e ka ripostuar edhe vetë artistja e këtij hiti, Nora Istrefi, duke e ndarë atë me mbi 1 milionë ndjekësit e saj.

Nora Istrefi riposton videon e Fifit, në profilin e saj në Instagram.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Fifi shfaqet e “mërzitur” në rrjete sociale, pasi që vetëm para disa ditësh ajo postoi në Instagram një video, në të cilën shihej duke qarë teksa këndonte këngën “Jetike” të Semi Jaupajt.

Këtë video shumë fansa e përkthyen si “një dhimbje për shkak se ish i dashuri i saj, të cilin ajo e thërriste ‘stracciatella’ u fejua me dikë tjetër”.

Ndryshe, “Fiksim” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Fifi, me të cilën u prezantua në skenën e festivalit “Kënga Magjike” bashkë me një nga artistët e “Threedots Productions” – Brunon.

“Fiksim” u mirëprit nga publiku dhe shënoi një numër të lartë shikimesh, prej mbi 10 milionësh, duke u bërë një nga këngët më të suksesshme të këtij kompeticioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore