Shqipëria

Fier, transportonte emigrantë/ Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari


Arrestohet në flagrancë, mëngjesin e ditës së shtunë, 10 prill, 23-vjeçari që transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi R.C., banues në Lazarat, Gjirokastër, u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” katë emigrantë të paligjshëm.

Ai iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 1 mijë e 140 euro.

Operacioni i koduar “Taksisti”, arriti të finalizohet nga specialistë për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Sipas njoftimit, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore