Jetesë & Stil

Fejohen Channing Tatum dhe Zoe Kravitz


Aktori, Channing Tatum dhe aktorja, Zoe Kravitz nuk janë më vetëm duke e shijuar romancën e tyre, sepse dyshja janë fejuar tanimë.

Aktori i “Magic Mike”, 43 vjeç, dhe aktorja e “Batman”, 34 vjeçe, janë në lidhje për dy vjet që kur thuhet se kanë punuar së bashku në një film.

Kravitz thuhet se u pa duke ngjitur një unazë fejese, ndërsa çifti merrte pjesë në festën e “Halloween-it” të modeles Kendall Jenner, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

Duke folur në një intervistë në GQ në nëntor të vitit të kaluar, Kravitz dha komplimentet më të mira mbi Tatum, duke e përshkruar atë si një “njeri të mrekullueshëm”.

Çifti u takua pasi ajo e përzgjodhi Tatum në filmin e saj, kur po bënte debutimin e saj si regjisore në “Pussy Island”.

Gjatë xhirimeve ajo e përshkroi atë si “mbrojtësin” e saj dhe “me të vërtetë të mrekullueshëm dhe të ëmbël”.

“Unë mendoj se nëse mund ta bëni diçka të tillë së bashku, është një test i mirë. Dhe ne dolëm edhe më të fortë”, tha Kravitz.

Duke folur vitin e kaluar, Tatum e përshkroi historinë e tyre si një “perfeksioniste në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kravitz, gjithashtu këngëtare, është vajza e legjendës së rock-ut, Lenny Kravitz dhe aktores së “The Cosby Show”, Lisa Bonet.

Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj Karl Glusman pas dy vitesh në vitin 2019.

Tatum ishte i martuar më parë me bashkë-yllin e tij e “Step Up”, Jenna Dewan për dhjetë vjet. Dyshja kanë një fëmijë së bashku.

Ai ishte në lidhje me këngëtaren Jessie J, para se të fillonte lidhjen me Kravitz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore