Sport

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar statistikat e lojtarëve dhe ekipeve mbi driblimet


Në publikimin e saj të fundit Federata Shqiptare e Futbollit, ka nxjerr disa statistika rreth driblimeve. Duke listuar ekipet dhe lojtarët me driblues dhe saktësin e tyre, përgjatë 90 minutave.

Kukësi kryeson me 38.4 triblime për ndeshje. Më pas vjen Partizani me 34.39 triblime, Laçi me 31.22 triblime, Bylis me 29.21 triblime Apolonia me 28.5 triblime.

Ekipet e tjera pasardhëse në listë janë Tirana me 28.17 triblime, Teuta me 27.54 triblime, Skënderbeu me 26.87 triblime, Vllaznia me 25.64 triblime dhe në fund qëndron Kastrioti me 20.92 triblime.

E përkthyer në përqindje. Skënderbeu ka përqindjen më të lartë të suksesit të triblimeve, me 55%, i ndjekur nga Vllaznia dhe Kukësi me nga 54 %, Laçi dhe Kastrioti me nga 53%, Apolonia me 50%, Tirana 49%, Partizani me 48%, Teuta me 47 % dhe në fund është Bylisi me 46% saktësi të triblimeve.

Lojtarët me më shumë triblime janë Albin Gashi i Kukësit me 8.76 triblime për ndeshje, Redon Mihana i Apolonisë me 8.38 triblime, Jasir Asani i Partizanit me 8.22 triblime, Richard Danso i Tiranës me 7.34 triblime, Tedi Cara i Partizanit me 6.97 triblime.

Më pas vijnë Serxhio Ujka i Bylisit me 6.79 triblime, Jurgen Bardhi i Partizanit me 6.72 triblime, Matheos Lejra i Kukësit me 6.59 triblime, Blerim Krasniqi i Teutës me 6.52 triblime dhe Dejvi Bregu po i Teutës, me 6.31 triblime.

Përqindjen më të madhe të suksesit të triblimeve e ka Serxhio Ujka i Bylisit me 60%. Pas tij janë Matheos Lejra me 55%, Jasir Asani me 54%, Blerim Krasniqi me 53%, Richard Danso me 52%, Redon Mihana me 49%, Dejvi Bregu me 47%, Albin Gashi me 44%, Jurgen Bardhi me 41% dhe Tedi Cara me 40%./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore